Monika Lubonja ishte njëra nga banoret e kësaj sezone të “Big Brother Vip”.

Edhe pas përfundimit të spektaklit aktorja vazhdon të komentohet mjaft lidhur me deklaratat dhe raportet e saj me ish-banorët e tjerë që brenda shtëpisë i kishte miq.

Dje, Monika Lubonja ishte e ftuar në një intervistë në “Live From Tirana” në “Top Albania Radio”, ku ka rrëfyer marrëdhënien e saj me banorët e tjerë të shtëpisë tani që ka mbaruar BBV.

Ajo përmendi se është e zhgënjyer nga dy njerëz që i donte dhe që iu ka dhënë maksimumin, por nuk ka preferuar të përmend emra.

Aktorja shtoi se fakti që ata kanë bërë thirrje nga ekrani duke i kërkuar publikut të votojnë, është diçka e turpshme dhe e shëmtuar.

“Dy njerëz që nuk dua t’i përmend që i doja dhe iu dhashë maksimumin tim nuk e kuptuan pjesën njerëzore timen. Ne jetuam me njëri-tjetrin, hëngrëm, shijuam dhe kjo pjesa m’u duk abuzive, duke e shfaqur edhe atë mendimin për Monikën në publik, siç pashë disa klipe që i bënin thirrje nga ekrani ‘votoni këtë, votoni atë’, për mua ka qenë e shëmtuar, e turpshme. Unë kurrë nuk kam guxuar dhe kurrë nuk do të guxoja të bëja një lloj thirrje. Abuzuan me sinqeritetin dhe dashurinë time. Unë kur pashë që me Donaldin po abuzohej teksa unë e njihja nga jashtë sepse kisha bashkëpunuar, aty e thash fuqishëm fjalën time. Unë e kam ngritur zërin për gjërat e rëndësishme në shtëpi.” tregoi Monika.

Po ashtu ajo tregoi edhe raportin që ka tani me Arjolën, që brenda shtëpisë e kishte shumë mike.

“Unë i kam shkruajtur kur dola, e kam pyetur si i ka fëmijët, jam mirë më ka thënë, kam emocione. Të dyja nuk kemi qenë mirë, sepse Arjola është nënë e 3 fëmijëve dhe nuk ka qenë e lehtë për të. Ne nuk jemi përditë bashkë sepse punojmë. Arjola shumë shpejt do të nisë edhe një projekt në Kosovë dhe kjo bën që ne mos të jemi përditë bashkë. Mua më bëhet qejfi që kemi projektet tona, që jemi duke punuar. Në një moment që do të kemi hapësirat e lira do të pimë kafe, do të flasim më njëra tjetrën dhe do të diskutojmë. Ne e njohim njëra-tjetrën, e kemi njohur edhe brenda “BBV” thjesht me shikim.”

Kujtojmë që Monika nuk arriti të shkonte në finalen e “BBV”, pasi vetëm një javë para finales ajo u largua nga shtëpia.