Ylli televiziv Katie Price është përballur me kritika të shumta nga fansat e saj pas publikimi të disa fotove provokuese në rrjetin social për të rritur “Only Fans”.

43-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve, iu bashkua rrjetit në janar, ndërsa nuk ishte qenë aktive më herët. Disa ditë më parë ajo postoi disa foto provokuese së bashku me Hannah Elizabeth, aktore e filmave për të rritur.

Të shumtë ishin ata që i drejtoheshin modeles duke i thënë : “Shpresoj që fëmijët e tu të mos i shohin këto foto”.

Megjithatë, modelja duket e pa shqetësuar, teksa vazhdoi të postonte sërish foto provokuese.