Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se opozita do të vijojë të qëndrojë e palëkundur në vendimet e saj dhe këtë do ta pasqyrojë edhe gjatë seancës plenare që pritet të mbahet ditën e nesërme (02 Nëntor).

I pyetur për praninë e gardës, e cila pritet të jetë prezentë edhe gjatë kësaj seance, Berisha ftoj qytetarët ta ndjekin për ta pare se ç’mund të ndodhë.

“Qytetarë dhe qytetare, ju ftoj ta ndiqni, kanë mobilizuar me të katërt repartet e gardës, por ne qëndrojmë të palëkundur në vendimet tona, në mbrojtjen e të drejtave të cilat s’janë personale, janë të drejta për çdo qytetar opozitar. Ai ka patur guximin të votojë kundër qeverisë, dhe qeveria kërkon të konfiskojë të drejtat e tij duke u mohuar çdo lloj përfaqësimi zgjedhësve të opozitarëve shqiptarë.

Ora po afron dhe qytetarët mezi po presin dhe u garantoj se kjo lëvizje, kjo betejë pa kthim do kurorëzohet me sukses të plotë nga lëvizja e fuqishme qytetare e shqiptarëve ndaj këtij regjimi.”– tha Berisha.