Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se taksa e naftës nuk lëviz edhe sikur në shesh të dalin 45 mijë veta, sa të jetë ai në pushtet.
Ai tha se nëse kjo do të ndodhtë, barra do të binte mbi familjet dhe bizneset e vogla.
“Këtu nuk kemi ca diskutojmë as 4 ditë as 4 muaj. Jo 2-3 mijë veta, por 45 mijë veta të mblidhet ajo taksë nuk hiqet edhe 4 vjet sa të jem unë këtu. Të hiqet ajo taksë do të thotë ti ngarkosh barrën 1 mijë familjeve dhe bizneseve të vogla. Unë këtë nuk e bej”, tha Rama.