Moderatorja Kiara Tito ka folur për jetën e saj personale. E ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, Tito e pyetur se sa herë ka dashuruar në jetë, ajo u përgjigj vetëm 1 herë. Por më pas shtoi më tej se ajo marrëdhënie ka mbaruar dhe s’mund të ketë një rikthim.
Sulo: Sa herë ke dashuruar në jetë?
Tito: Një herë.
Sulo: A do të kishte rikthim?
Tito: Jo, ka marrë fund çdo gjë.
Duke qenë se është edhe koha e Halloëeen-it, Kiara preferoi ta quante veten një “drakuleshë”. Ndërsa pyetjes se kë do donte të kafshonte, Kiara iu përgjigj duke thënë se kafshimin e meritojnë të gjithë ata që flasin me gjuhë urrejtje në rrjetet sociale.