Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka reaguar pasi të mërkurën në Itali është arrestuar këngëtarja Elsa Lila. Ajo u arrestua bashkë më 13 persona të tjerë ku dyshohet për trafikim droge.
Sipas asaj “Corriera della Citta”, 41-vjeçarja e kishte për detyrë që të menaxhonte llogaritë e grupit kriminal që bënte shitjen e drogës.
“1000 herë me burgos, 2000 here me dënu, për mu, Elsa Lila mbetët njeri fantastik, artiste brilante”, ka shkruar në këtë status Milaim Zeka.
Ai ka pasur kritika edhe për mediat shqiptare që e kanë përcjellë këtë ngjarje sot, të cilat ai i ka quajtur “taleban”.
“Vetëm kafshëria mediatike shqiptare të dënojnë, fyejnë e persekutojnë, me keq se sa prokuroret taleban!”, ka shkruar ndër të tjera ai.