Me kërkesë të prokuroria gjykata ka vendosur sot sekuestrimin e rreth 2 milionë eurove pasuri të gruas së Admir Muratajt, i cili u vra gjatë grabitjes së bujshme të Rinasit në Prill 2019.
Policia deklaron se pasuria e Albana Alidhimës dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale e bashkëshortit Admir Murataj.
Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme;
1 apartament
2 garazhe në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
1 apartament në Sarandë
Një sipërfaqe toke (pemëtore) në Mjull Bathore
Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.