Mbrëmjen e sotme Gjoni, i njohur si Lugati, zbuloi se në vitin 2018 është diagnostikuar me kancer. Fatkeqësisht, trajtimet mjekësore i kanë prerë ëndrrën për të pasur dhe një fëmijë.
Ai sqaroi se për këtë arsye ka reaguar keq kur Alisa dhe Urimi bënë prank sikur po prisnin një fëmijë.
“Në vitin 2018 e mora diagnozën që kam kancer edhe ato terapitë të cilat janë lënë pasoja te një mashkull edhe unë kam dasht vetëm edhe një vajzë që ta kem. Të dëgjoj gjëra të tilla, e ka njerëz jashtë në të njëjtën gjendje dhe mua më vjen shumë keq”, tha ai mes lotësh “Big Brother VIP Kosova Prime”.