Ka ndërruar jetë në një spital të Belgjikës shqiptari Agustin Kaza, i cili mbeti i plagosur rëndë në një atentat me armë zjarri në Bruksel.

Kaza u qëllua me dy plumba në kokë dhe dy në pjesën e trupit, teksa ishte duke pirë kafe në një lokal. Atentatori ishte duke ecur me këmbë, kur në një moment u khye duke e qëlluar 45-vjeçarin me pistoletë.

45-vjeçari Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë.

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain në qendër të Rrëshenit në 1994. Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017.