Të paktën pesë persona janë plagosur dhe një grua mbeti viktimë, pas të shtënave me armë zjarri në lokalin në pronësi të Fation Muratit në “Don Bosko”.

Fation Murati është një emër i njohur për botën e krimit si edhe mik i Endrit Dokles.

Gazeta Jone meson se dyshohet se mbi dy persona kanë marrë pjesë në atentat dhe janë larguar me makinë.

“Dyshohet se ngjarja e rëndë ka lidhje me pronarit të lokalit ku edhe ka ndodhur atentati. Disa persona të paidentifikuar janë afruar në ambientet e lokalit dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.  Dyshohet se Fation Murati mund të ketë pasur konflikt të mëparshëm me persona të tjerë, dhe për këtë arsye po hetohen disa pista. Dyshohet se Shehat Murati , (xhaxhai i Fation Muratit) mund të ketë qenë edhe objektiv i këtij atentati. Autori është afruar në këmbë dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt lokalit. Mbi dy persona kanë marrë pjesë në këtë atentat.”, tha ai.