Me kalimin e kohës vijojnë të dalin në pah të vërtetat e errëta në lidhje me cigaret me ngrohje dhe dëmin e tyre ndaj shëndetit, të cilat mbulohen me buxhete të mëdha reklamash ndaj mediave vendase.
Siç ka raportuar sot Mcn Tv, Instituti i Shëndetit Publik është duke bërë gati vendimin për të bllokuar shitjen e cigareve me ngrohje, të cilat në Shqipëri shiten nën markën “IQOS” si edhe të atyre elektronike për shkak se sipas ISHP-së nuk kanë asnjë dallim me cigarette normale dhe shkaktojnë po aq dëm të madh në shëndet sa edhe cigaret klasike, ato me paketë.
Lajmi për bllokimin e IQOS dhe cigareve elektroike u dha nga eksperti i ISHP-së Roland Shuperka.
LEXO SHKRIMIN E MEDIAVE BRITANIKE
“Këto produkte kanë nikotinë dhe krijojnë varësi dhe dëme ashtu si edhe cigarja normale. Nuk lejohet kategorikisht përdorimi nën 18 vjeç. Studimet kanë treguar se si cigaret normale ashtu edhe ato elektronike apo me nxehje shkaktojnë të njëjtin dëm në trup” u shpreh ai në media duke dhënë kështu alarmin për qytetarët që të mos i përdorin këto cigare që shiten nën marketingun se gjoja dëmtojnë më pak.
Në fakt, ashtu siç shprehet edhe ISHP, cigaret me ngrohje IQOS janë shumë të dëmshme për shëndetin.
“90% të kancerit në mushkëri shkaktohen nga cigaret. Këto janë shumë të rrezikshme”, tha mjeku Shuperka.
Më herët, Gazeta Jonë publikoi një studim nga revista të njohura shkencore ndërkombëtare, të cilat konfirmojnë se këto cigare shkaktojnë të njëjtin dëm në trup dhe kanë të njëjtin rrezik për kancer në mushkeri si edhe cigaret normale, ndërsa në vijim do të sjellim edhe studime të ngjashme.
STUDIMI
Një studim i ri që krahason drejtpërdrejt pajisjet e reja të duhanit me ngrohje me cigaret me avull dhe ato tradicionale, tregon se të treja janë po aq toksike për qelizat e mushkërive të njeriut duke mos bërë asnjë ndryshim krahasuar me njëra-tjetrën në këtë drejtim pavarësisht pretendimeve të disave.
Studimi i publikuar në ERJ Open Research sugjeron se pajisja e re, e cila ngroh duhanin e ngurtë në vend të një lëngu elektronik, nuk është më pak toksik për qelizat sesa tymi i zakonshëm i cigares me djegie. Praktika e re me ngrohje ose që quhet ndryshe “pa djegie” nuk ka asnjë ndryshim nga cigarja normale sipas këtij studimi sa i përket dëmeve në mushkëri.
Studiuesit thonë se studimi shton provat se këto pajisje më të reja elektronike të shpërndarjes së nikotinës mund të mos jenë një zëvendësues më i sigurt për pirjen e duhanit, ndryshe nga sa është thënë deri më tani.
Studimi u drejtua nga Dr Pawan Sharma, një studiues në Universitetin e Teknologjisë në Sidnei dhe Institutin Ëoolcock të Kërkimeve Mjekësore, Sydney, Australi.
Ai tha: “Pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve që mund të parandalohen, dhe me futjen e cigareve të tjera krahas atyre me djegie në dekadën e fundit, trendi i marrjes së nikotinës nuk do të ngadalësohet në të ardhmen e afërt. Nëse trendi aktual vazhdon, përdorimi i duhanit do të shkaktojë më shumë se tetë milionë vdekje në vit deri në vitin 2030 në mbarë botën.
“Shtesa më e fundit në këtë trend është prezantimi i bujshëm i pajisjeve të duhanit me ngrohje. Ato zakonisht quhen produkte të gjeneratës së ardhshme ose produkte që nuk digjen nga nxehtësia. Ne dimë shumë pak për efektet shëndetësore të këtyre pajisjeve të reja, duke bërë që ta orientojmë studimin tonë në këtë drejtim, pra të zbulonim nëse kishin apo jo ndryshim nga cigaret klasike”.
Studiuesit testuan efektet e të tre burimeve të nikotinës në dy lloje qelizash të marra nga rrugët e frymëmarrjes njerëzore: qelizat epiteliale dhe qelizat e muskujve të lëmuar. Në mushkëri të shëndetshme, qelizat epiteliale veprojnë si linja e parë e mbrojtjes ndaj çdo grimce të huaj që hyn në rrugët e frymëmarrjes, ndërsa qelizat e muskujve të lëmuar ruajnë strukturën e rrugëve të frymëmarrjes. Megjithatë, pirja e duhanit mund të çojë në vështirësi në frymëmarrje, kryesisht duke penguar funksionet normale të këtyre qelizave.
Dr Sharma dhe ekipi i tij i ekspozuan qelizat ndaj përqendrimeve të ndryshme të tymit të cigares, avullit të cigareve elektronike dhe avullit nga një pajisje duhani me ngrohje dhe matën nëse kjo ishte e dëmshme për qelizat dhe nëse ndikonte në funksionet normale të qelizave.
Studiuesit zbuluan se tymi i cigares dhe avujt e duhanit ishin shumë toksikë për qelizat si në përqendrime më të ulëta ashtu edhe më të larta, duke mos bërë asnjë dallim mes tyre.
Dr Sukhwinder Sohal, një studiues në Universitetin e Tasmanisë, Launceston, Australi, dhe autori kryesor i studimit, tha:
“Ne vëzhguam nivele të ndryshme të toksicitetit qelizor me të gjitha format e ekspozimit në qelizat e mushkërive të njeriut. Ajo që doli qartë ishte se produktet më të reja, pra cigaret me ngrohje nuk ishin në asnjë mënyrë më pak toksike për qelizat sesa cigaret normale apo ato me avull”.
Dr Sharma shtoi: “Rezultatet tona sugjerojnë se të treja janë toksike për qelizat e mushkërive tona dhe se këto pajisje të reja të duhanit me ngrohje janë po aq të dëmshme sa pirja e cigareve tradicionale.
IQOS, hija e një mashtrimi
Vitet e fundit ka nisur të përhapet dhe të reklamohet në mënyrë agresive një produkt i ri i quajtur IQOS, i cili mundëson konsumimin e duhanit me anë të ngrohjes dhe jo djegies së zakonshme. IQOS paraqitet si një zbulim revolucionar që redukton dëmet nga duhani, pasi duke mos djegur, shmang ekspozimin ndaj mijëra kimikateve që çlirohen me tymin. IQOS nisi të përhapej në Shqipëri kur nuk lejohej ende që të shitej në SHBA dhe në një kohë kur autoritetet botërore shëndetësore nuk e klasifikonin si një shpëtim për duhanpirësit, por me pasoja të rënda për shëndetin.
Po si qëndron e vërteta?
Me ashpërsimin e luftës kundër duhanit, rritjen e taksave dhe reduktimin e hapësirave ku lejohet konsumimi, kompanitë e duhanit gjejnë rrugë të reja për parandaluar uljen e numrit të duhanpirësve dhe për rrjedhojë fitimet e tyre nga ky biznes.
IQOS është krijuar nga Philip Morris International (PMI), ku si degë bijë në Shqipëri ka Philip Morris Albania, me drejtor një personazh të quajtur Lorent Gordi, i cili çuditërisht ende nuk është arrestuar për mashtrim masiv kriminal me pasoja të pallogaritshme.
Lorent Gordi ka deklaruar se “Këto alternativa ulin me mesatarisht 95% nivelin e kimikateve të dëmshme krahasuar me ato që gjenden në tymin e cigareve dhe kjo sjell përmirësim në jetën e duhanpirësit dhe rrjedhimisht sjell një përmirësim për të gjithë shëndetin publik”.
Pohimet të tilla kriminale janë të papranueshme edhe nga vetë Philip Morris International, kompani e cila ka financuar studime për produktin, studime të cilat kanë dalë në përfundimin se IQOS dëmton mushkëritë po aq sa cigarja me djegie.
IN ENGLISH
A new study that directly compares new heated tobacco devices with vaping and traditional cigarettes shows that all three are toxic to human lung cells. The study published in ERJ Open Research suggests that the new device, which heats solid tobacco instead of an e-liquid, is no less toxic to the cells than ordinary cigarette smoke.
Researchers exposed epithelial cells and smooth muscle cells to different concentrations of cigarette smoke, e-cigarette vapour and vapour from a heated tobacco device, and measured whether this was damaging to cells and whether it affected the cells’ normal functions.
The researchers found that cigarette smoke and heated tobacco vapour were highly toxic to the cells both at lower and higher concentrations while e-cigarette vapour demonstrated toxicity mainly at higher concentrations. The research team say that these concentrations represent the levels of nicotine found in chronic smokers.
Dr Sukhwinder Sohal, a researcher at the University of Tasmania, Launceston, Australia, and leading author on the study, said: “We observed different levels of cellular toxicity with all forms of exposures in human lung cells. What came out clearly was that the newer products were in no way less toxic to cells than conventional cigarettes or e-cigarette vaping.”
The researchers say the study adds to evidence that these newer electronic nicotine delivery devices may not be a safer substitute for cigarette smoking.
Professor Charlotta Pisinger is Chair of the European Respiratory Society’s Tobacco Control Committee and was not involved in the research. She said: “These new heated tobacco devices are marketed as producing 95% lower levels of toxic compounds because the tobacco is heated, not burned. However, the first independent studies have shown that combustion is taking place and toxic and carcinogenic compounds are released, some in lower levels than in conventional cigarette smoke, others in higher levels. A review of the tobacco industry’s own data on these devices has shown that, in rats, there is evidence of lung inflammation, and there is no evidence of improvement in lung inflammation and function in smokers who switch to heated tobacco.
“The introduction and vigorous marketing of new devices is very tempting to smokers who want to stop smoking and mistakenly believe they can switch to another harmless tobacco product. It is also opening another avenue for attracting young people to use and become addicted to nicotine. This study adds to evidence that these new devices are not the safe substitute to cigarette smoking they are promoted to be.”