Nisur nga aksidenti me 3 viktima i regjistruar pak ditë më parë tek mbikalimi i TEG-ut në Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë disa ndryshime në lidhje me patentat.

Më konkretisht, për të gjithë ata që marrin patentën e kategorisë B, dy vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike, referuar masës bosh, më të madhe se 55 KW/TON. Për makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 KW/TON, duke përfshirë peshën e baterisë.

Disa shembuj se cilat makina janë brenda kufijve për t’u drejtuar dy vitet e para të marrjes së patentës së kategorisë B:

Fiat 500 1.0 70 kf Hybrid Connect
Ford Fiesta 1.1 Titanium 75 kf
Renault Twingo 22 kWh Zen
Citroen C3 1.2 PureTech 83 kf
Fiat Panda 1.0 Hybrid 69 kf
Hyundai i20 1.2 MPI 84 kf
Kia Rio 1.2 84 kf
Lancia Ypsilon 1.0 Hybrid 70 kf
Mazda2 1.5 75 kf
Opel Corsa 1.2 75 kf
Renault Clio 1.0 SCe 67 kf
Seat Arona 1.0 EcoTSI 95 kf
Toyota Aygo Connect 1.0 VVTi 72 kf

Një masë e tillë është bërë e domosdoshme për të shmangur aksidentet e rënda si ato që kemi parë ditët e fundit.

Një ndryshim tjetër është edhe zgjatja e moshës për rinovimin e patentës. Më poshtë janë dhe afatet:

– Ishte çdo 10 vite deri në 50 vjeç, ndërsa tani do të bëhet çdo 15 vite deri në 70 vjeç.
– Ishte çdo 5 vite mbi 50 vjeç dhe çdo 3 vite mbi 70 vjeç, ndërsa tani mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë bëhet pas dorëzimit të certifikatat mjekësore.