Këngëtari Butrint Imeri ka reaguar pas një mesazhi që i mbërriti ditën e sotme banores së BBV Jori Delli, ku u aludua se i ishte dërguar prej tij.

“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhej në mesazhin që mbante emrin e dërguesit: “B…. Imeri KS”.

Por duket se ky mesazh nuk është dërguar nga Butrint Imeri, por disa fansa kanë dasshur më shumë të provokojnë ish të dashurën e tij, Kiarën.

Të paktën këtë na la të nënkuptohet reagimi i Butrintit, ku në një InstaStory shkruan: “Disa duan të hedhin llum mbi emrin tim. Disa duan të ankohen për të. Kjo eshte jeta.”. Në InstaStoryn e radhës ai ka hedhur një video të personazhit të njohur Hasbulla, i cili shfaqet duke qeshur.

Kujtojmë se Jori në dhjetor para se BBV të niste ka deklaruar se do donte të hynte në reality-show me Butrintin se i pëlqen shumë dhe është i bukur.

Pas hyrjes ajo e përmendi atë para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i Kiarës. Kjo gjë preku edhe Luizin i cili i tha Jorit se e ka prekur në pikën e dobët.

"Duan të hedhin llum mbi emrin tim"/ Reagon Butrint Imeri pas

"Duan të hedhin llum mbi emrin tim"/ Reagon Butrint Imeri pas