Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka është përplasur së fundmi me blogeren, Dea Veri gjatë një debati ku tema ishte “Paragjykimet femra-meshkuj’.
Teksa ishin të ftuar në ‘E diell’, ish-banori i Big Brother VIP, u shpreh se vajzat të cilat tregojnë publikisht se paragjykohen, i bëjnë me qëllim që të përfliten dhe të rrisin aktivitetin e tyre në rrjetet sociale.
Gjatë diskutimit, Ronaldo i tha modeles se duhet të flitet për gratë të cilat vuajnë duke punuar dhe jo për figurat e rrjeteve sociale, teksa shtoi se ato paguhen nga 2000 mijë euro për një postim në profilin e tyre.
“Pse qurraviteni këtu në ekran, kur merrni 2000 euro për një postim në Instagram. Ti prandaj del në televizor që të shahesh dhe prandaj bën ato deklarata. Që të të rritet aktiviteti në Instagram dhe të marrësh lekë. Pse na ankoheni kot? Na bëni sikur çfarë ka ndodhur”- u shpreh Ronaldo.
“Pse nuk dilet të flitet për gratë, për gratë që punojnë tani në mes të vapës në furrë buke, gratë që mbledhin jonxhë në fshat, po na hapën barkun mo Manush! Jo po shahemi, jo po na bullizojnë, po boll se na vdiqën!”– shtoi moderator