Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli, Bashkia Konispol. Kristi Doda 22-vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin  e tij, mjetin e tyre me stiva bari.

Aksidentalisht ka rënë nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.

Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar  jetë.

Sipas burimeve, Kristi Doda është njeri prej katër fëmijëve të Gjon Dodës, njëherësh edhe ndihma me e madhe e babait të vet.