Editorial-Gazeta Jonë

Prej ditësh, Gazeta Jonë denoncon shkatërrimin e kryeqytetit me kulla shumëkatëshe, të cilat diku me leje dhe diku me kate pa leje janë duke “ngrënë” edhe hapësirat e fundit të parqeve në Tiranë.

Gazeta Jonë ka denoncuar vazhdimisht ngritjen e kullës nga Agim Zeqo, Ilir Shtufi dhe Gerian Kuka pas TKOB, e cila duket qartësisht një aferë ku janë mpleksur maxhoranca dhe opozita, ndërsa kompania Nova Construction nuk ka kapacitetet financiare për një investim kaq të madh gjë që rrit dyshimet për pastrim parash.

https://gazetajone.com/dosja-porto-romano-a-do-te-shkoje-spak-deri-te-shefqet-kastrati-dhe-frident-kuqi-apo-do-te-mjaftohet-me-ndonje-fakir-per-ish-depon-e-minave-detare-hipokrizia-me-zaptuesit-e-bregut/

Te kulla Zeqo-Kuka-Shtufi proteston vetëm Lëvizja Bashkë, kurse PD e Bashës mjaftohet vetëm me ndonjë deklaratë nga podiumet, më shumë për të goditur Berishën e “kapur peng” nga Rama në katin e 56 të këtij përbindëshi betony dhe hekuri se sa për të mbrojtur  qytetin.

Po për 7 kullat e Shefqet Kastratit që po “hanë” Parkun e Liqenit pse nuk flet askush?

Por, kjo kullë nuk është e vetmja kur palët politike mbajnë gojën kyçur.

Rasti më flagrant është ai i 7 kullave që po ndërtonë Shefqet Kastrati te Parku i Liqenit në Tiranë duke futur një mal hekuri, betoni dhe tullash mes pemëve duke u marrë edhe oksigjenin e fundit qytetit dhe banorëve të lagjes aty.

Është e kuptueshme në këndvështrimin e atyre që japin leje ndërtimi si Rama dhe Veliaj duke shkatërruar qytetin me përbindësha të tillë që të mos reagojnë, por Gazeta Jonë ka konstatuar se për 7 kullat e Kastratit nuk reagon as opozita. Nuk reagon as Foltorja dhe as Vula dhe aq më pak Partia e Lirisë.

Gazeta Jonë ka kontaktuar gjatë ditëve të fundit me deputetë të ndryshëm të opozitës duke kërkuar një mendim mbi çfarë po ndodh në Tiranë me kullat, por asnjëri nuk ka patur fundshpinë për të thënë një fjalë në interest e qytetarëve, e cila në dukje cënon interesat e oligarkëve.

ASNJËRI PREJ TYRE NUK KA FOLUR PËR KËTO KULLA pasi biznesi i kullave financon fushata, me para dhe njerëz, por edhe me karburant kur opozita protestonte në atë kohë.

Kur vjen koha e fushatës, oligarkët ndajnë paratë për secilën parti, maxhorancës për të hipotekuar favorizimet pas zgjedhjeve, kurse ndaj opozitës, për të blerë heshtjen, ashtu siç duket qartë që Shefqet Kastrati ka blerë heshtjen e opozitës për 7 kullat e tij që po shkatërrojnë parkun.

Sëfundmi, në skenën politike ka dalë edhe Adriatik Lapaj. Ai pretendon se është përfaqësues i vullnetit të qytetarëve dhe i “pa kapur” siç janë Berisha, Basha, Meta dhe Rama e Veliaj si “kapës”.

Atëhere, duke besuar se Lapaj është vërtetë i pakapur, por edhe për t’ja vërtetuar këtë edhe qytetarëve që janë skeptikë për figurën dhe sponsorët e tij politik dhe financiar, ne të Gazeta Jonë po i japim mundësinë Lapajt që të bindë njëherë e mirë qytetarët që nuk ka lidhje me oligarkët dhe do të mbrojë interesat e qytetarëve.

Prova e Zjarrit për Lapajn është denoncimi publik i 7 kullave të Kastratit te Parku i Liqenit si edhe të përbindëshit të betonit dhe hekurit që po ndërtohet pas TKOB!

Hajde Adriatik! Ne bëj të besojmë se ka ende shpresë në këtë vend! Denoncoji oligarkët!