Një natë me emocione dhe rrëfime personale, ishte spektakli i djeshëm në “Big Brother Vip”. Moderatorja, Roza Lati mes lotësh ka rrëfyer historinë e dhimbshme të fëmijërisë së saj. Ajo tregon se ka qenë gjithmonë krenare për arritjet dhe suksesin e nënës së saj si aktore, Rita Latit por në fëmijëri ka përjetuar edhe parë skena të vazhdueshme dhune nga babai! Moderatorja gjithashtu ka treguar edhe momentin kur nëna e saj vendosi që t’i japë fund martesës.
“Jam fëmija i Rita Latit, aktores në atë kohë të estradës së shtetit, estradës së Tiranës dhe i Kristo Latit. Rita ime ka qenë nën presionin e paragjykimeve gjithë jetën, derisa njohu babin tim.
Dhe ai e njohu Ritën time dhe e pa që ajo nuk ishte fare ashtu si paragjykohet dhe u martuan me dashuri. Një fëmijë që jam rritur, me nënën artiste që e shikonin në rrugë dhe e ndalonin të gjithë për t’i dhënë autografe dhe paraleliesht nga ana tjetër në shtëpi kishte shumë ulërima, shumë sherre dhe dhunë. Dhe gjaku i mamit nëpër mure. Babi im kur ka qenë 19 vjeç është hedhur nga shkëmbi i Dhërmiut në det dhe nga aty ku është hedhur ka patur shkëmbinj nënujor ka qenë shumë cekët dhe im atë është përplasur me kokë.
Atëherë nuk kishte aparatura që të shikonin që babait tim i kishte plasur një venë në tru. Dhe me kalimin e viteve ajo vena ju mblodh dhe ju bë tumor. Tumori në kokë e bënte agresiv pa kuptuar. Mami ka qenë në Amerikë, e prisnin për xhirimiet e filmit. Kur vjen nga Amerika sjell një video-kasetë.
Unë ulesha këmbëkryq 1 metër larg televizorit dhe rrija e shikoja. Mbaj mend e pyeta babain se ku duhet ta ndizja video-kasetën më ka kapur në ajër dhe më ka plasur në tokë. U ngrita, u ula në divan dhe nuk më doli kokërr loti, thjesht kisha ngrirë. Rita ime kuptoi që kishte ardhur një moment që nuk mbahej më. Unë dëgjoja zilen e biçikletës së babit kur vinte, mblidhja arushat dhe futesha poshtë krevatit”, ka rrëfyer Roza.
Roza arriti t’i shpëtonte eliminimit mbrëmjen e djeshme dhe publiku vendosi që ajo të vazhdojë rrugëtimin e saj në “Big Brpther Vip”