Kreu i transportit ndërqytetas Eneo Sulejmanaj dhe dy miqtë e tij, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj, ishin një grup i mirëfilltë kriminal që merrej jo vetëm me trafikun e kokainës, por edhe të kanabisit.

Treshja e siguronin kanabisin nga qytetet e jugut të vendit dhe bashkë me kokainën, i shisnin kryesisht në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Përsa i përket pakos me 1 kilogramë kokainë që u gjet në mjetin e Sulejmanajt, dyshohet se kishte ardhur nga Durrësi.

Policia e Shtetit ndërhyri para se të bëhej shkëmbimi dhe Sulejmanaj tentoi të largohej duke goditur mjetin e bluve.

Një nga efektivët qëlloi me armë zjarri duke e lënë të plagosur me armë zjarri në kofshë Sulejmanajn.