Një grup grekësh kanë detyruar një tren me tanke amerikane të ndalojë, pasi ishte nisur drejt Bullgarisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, treni i ngarkuar me tanke amerikane kishte për destinacion Ukrainën.

Por ngarkesa është ndaluar në portin e Alexandroupolit, teksa dhjetra qytetarë kanë bllokuar hekurudhën.

Alexandroupoli është një port për njerëzit, jo një fortesë për imperialistët”, janë dëgjuar të thërrasin ata, teksa kanë vandalizuar tanket me mbishkrimet “Vrasës”.