Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme se Genti Gazheli, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Përgjithsëm të Doganave, merrte ryshfet kundrejt emërimeve si konsull nderi në kohën kur mbante postin e ambasadorit të Shqipërisë në Turqi.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin me dokumente të një qytetari, i cili tregon rastin e biznesmenit turk Emre Teylar, i cili ka ngritur padi ndaj Genti Gazhelit.

Sipas denoncimit, Genti Gazheli i kishte premtuar në vitin 2019 biznemesit Emre Teylar se kundrejt ryshfetit do ta bënte konsull nderi të Shqipërisë në Izmir, por pasi ka kuptuar se e ka mashtruar ka ngritur padi ndaj ish-ambasadorit shqiptar në Turqi.

Në denoncim thuhet se një pjesë të lekëve, biznesmeni e ka dërguar nëpërmjet një transferte bankare tek Nertila Doka, ish-asistentja e Gazhelit dhe punonjëse në ambasadën e Shqipërisë në Ankara, që të linte gjurmë për ta patur si provë.

Në denoncim janë publikuar dhe dokumentet ku avokati i Nertila Dokas, pretendon se paratë i janë kthyer biznesmenit turk dhe ky i fundit duhet të tërheqë padinë.

Postimi i plotë:

Gazheli sekser me pagesë i Edi Ramës për emërime “Konsull Nderi”! Superskandal!

Gjatë kohës në detyrë si Ambasador i Shqiperisë në Turqi, drejtori aktual i doganave, ish-arkëtari i PS Genti Gazheli, premtonte në emër të Ramës emërime Konsulli kundrejt pagesave, rryshfeteve të mëdha. Biznismeni turk Emre Telyar padit Gazhelin për paratë që i ka marrë.

Krim qeveritar!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Biznesmrni turk Emre Telyar ka ngritur padi ndaj ish ambasadorit tone ne Turqi dhe drejtorit aktual te doganave Genti Gazheli sepse i ka marre para per Ramen per ta emruar Konsull Nderi. Telyarnje kist te parave e ka deguar me banke. Por pasi

Pershendetje Doktorr. Nje mik i imi ne sherbime me shkruan se Gent Gazheli qe sot eshte drejtor i pergjithshem i doganave ne vitin 2019 kur ka qen ambasador i Shqiperis ne Turqi i ka mare para nje biznesmeni Turk nga Izmiri qe te ndermjetesoj tek rama per ta emeruar konsull nderi te Shqiperise ne Izmir dhe pasi e ka mashtruar ky biznesmen e ka padit ne gjyq. Kur e ka par qe gazheli po e mashtronte nje pages e ka bere me banke qe te linte gjurme per ta patur si prove. Po ti nis dokumentat dhe shpjegimin e plote te mikut tim.

File i skanuar eshte vertetimi bankar qe biznesmeni turk nga Izmiri Emre Telyar i ka cuar asistentes te ambasadorit te athershem Genti Gazheli zonjes Nertila Doka. Qe eshte lidhje e hershme e tij dhe sa here shkon ne Ankara e takon e flet sot e kesaj dite.

Tek transferta bankare pershkrimi eshte pagesa e fundit per tu bere konsull i nderit te Shqiperise ne Izmir. Pra bisnensmeni ka kryer disa pagesa cash per kete qellim dhe kur ka kaluar shume kohe pa rezultat ka vendosur qe pagesen e rradhes te kerkuar ta dergonte per te lene gjurme me transferte bankare. Vertetohet nga dokumentat e bankes qe leket e transferuara jane terhequr nga Nertila.

Ndersa fotot jane kallzimi i rregjistruar nga biznesmeni turk ndaj pales shqiptare si dhe me pas komunikime midis avokatit te biznesmenit dhe avokatit te Nertiles ku kjo e fundit pretendon se leket jane kthyer dhe turku duhet te terheqi padine.