Për propagandën e politikës së tij Vladimir Putin nuk kursen as fëmijët e kopshteve.

Një video e publikuar në rrjete sociale është e turpshme, pasi shihen fëmijë me veshje ushtarake, teksa parakalojnë në oborrrin e kopshtit. Në krye të grupit shihet një djalë i cili është i veshur si një tank rus me shkonjën Z, tashmë simbol i luftës së Rusisë në Ukrainë, teksa flamuri rus valvitej në tankun karton të modeluar rreth tij.

Fëmijë të tjerë u shfaqën të veshur si avionë luftarakë, ushtarë dhe mjekë të ushtrisë.

Mësuesit e tyre gjithashtu mbanin kostume të ngjashme ushtarake të stilit sovjetik.

Dita e Fitores më 9 maj është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të Rusisë – një kujtim i sakrificave të mëdha të bëra nga Bashkimi Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste.

Ndërsa Ukraina ende zyrtarisht shënon Ditën e Fitores më 9 maj, por ndërsa është kthyer drejt perëndimit drejt Evropës që nga viti 2014, ajo ka themeluar një Ditë Kujtimi dhe Pajtimi më 8 maj, kur Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara shënojnë “Ditën e Fitores në Evropë”.