Këngëtarja Greta Koçi është përballur me një të papritur ditën e djshme. Ajo po udhëtonte me aeroplan, kur ky i fundit ka shfaqur probleme.

Greta ka treguar se aeroplani është endur në qiell për 15 minuta, ndërsa më pas është kthyer sërish në Itali.

“S’më kishte ndodhur kurrë. Avioni ka një problem dhe u rikthye në Itali pasi bëri 15 minuta rrugë”, ka shkruar këngëtarja në rrjete sociale.

Prej disa kohësh Greta është zhvendosur në Vjenë, ku jeton së bashku me partnerin e saj, me të cilin është martuar në fshehtësi.

I vetmi detaj që ka dhënë këngëtarja, është fakti se partneri i saj është shqiptar.