Grimieri Dario Doka ka shkaktuar goxha zhurmë në publik për faktin se e ka pranuar hapur orientimin e tij seksual dhe pasionin që ka për make up-in. Gjatë ditës së sotme ai ka qënë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratës së fortë që ka bërë.

I ftuar në emisionin ‘’Expuls’’ blogeri i është përgjigjur të gjithë njerzëve që e kanë paargjykuar për orientimin e tij seksual dhe ka deklaruar se vetë Enver Hoxha ka qenë gay.

“Këta janë fëmijë, se ndërkohë që ti nuk ke lexuar. Enver Hoxha që këta thonë “Çohu Enver”, shkruhet që ka qenë gay. Duhet të sqarojmë diçka, nuk ua u prish unë fytyrën se çfarë bëj unë me trupin tim. Unë nuk po cënoj jetën tuaj, merruni me shqiptarët që vrasin dhe përdhunojnë jo me mua. Ata prishin Kombin jo unë. Unë nëse prek një mashkull nuk e kthej në gay, s’jam magjistar, kush ka qejf ka.”, u shpreh ai.