Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka qenë një prej banoreve më të përfolura në Big Brother VIP. Ajo është komentuar gjatë për historinë e vështirë të jetës, nga divorci dhe vështirësitë me fëmijët. Madje, kishte shumë persona që e konsideruan si viktimizim dhe tashmë Arjola ka vendosur t’i ironizojë herë pas here.

Së fundmi, Demiri publikoi në InstaStory një imazh të aktores me famë botërore, Jessica Chastain, e cila u shpërblye të hënën me çmimin “Aktorja më e mirë” në “Oscars 2022”.

Kjo e fundit ka hasur në shumë vështirësi gjatë jetës, të cilat janë cekur shkurtimisht në postimin që Arjola ka ndarë me ndjekësit e saj.

“Jessica Chastain, një aktore shumë e talentuar e cila për një kohë të gjatë kisjte vuajtur për punë, me vështirësi të mëdha financiare, mezi ia kishte dalur të mbijetonte. Por tani, falë talentit dhe punës së madhe, është një ndër aktoret më të kërkuara dhe më të vlerësuara. Në moshën 45-vjeçare ajo arriti të fitojë ‘Oscar’-in e parë që me siguri nuk do të jetë i fundit”, shkruhej në postim.

Ndërsa, Arjola ka shkruar: “Kjo Jessica! Me siguri është një nga ato historitë e viktimizimit”.