
Procesi i përgatitjes së listave të kandidatëve për deputetë është në fazën përfundimtare, duke sjellë tension dhe pritshmëri mes kandidatëve. Mediat kanë publikuar listën e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, ku janë përcaktuar 12 emrat që konsiderohen si të “sigurt” për një mandat në Parlament.
Ajo që bie në sy është mungesa e disa figurave të njohura, si Jorida Tabaku dhe disa kandidatë që fituan primaret, por nuk janë përfshirë në zonën e sigurt të listës, sipas VNA.
Ndërkohë, renditja mund të pësojë ndryshime në momentet e fundit, por burime brenda PD konfirmojnë se këta 12 emra pritet të jenë në listën finale të sigurt:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edi Paloka
4. Albana Vokshi
5. Besart Xhaferaj
6. Belind Këlliçi
7. Jozefina Topalli
8. Fatmir Mediu
9. Klevis Balliu
10. Erisa Xhixho
11. Mesila Doda
12. Tedi Blushi
Mbete të shihet nëse do të ketë lëvizje të minutës së fundit në listën e demokratëve, ndërsa gara elektorale hyn në një fazë vendimtare. /gazetajonë