
Pamje të tjera janë publikuar nga mediat maqedonase ku shihet tmerri në secilin prej të rinjve që ishin prezentë në lokalin e natës “Pulse Club” në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e një zjarri mbetën të vdekur 59 viktima.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 marsit teksa qindra të rinj ishin mbledhur për të festuar me muzikën e bandës së hip-hopit ADN, anëtarët e të cilës mbetën viktimë e asaj nate.
Në video dëgjohen ulërimat e personave, të cilët tentojnë të largohen nga flakët që kanë përfshirë tavanin e lokalit.
Ajo çka e përkeqëson akoma më shumë këtë situatë është fakti se lokali kishte vetëm një dalje duke e bërë të pamunduar largimin e të gjithë personave në kohë nga zjarri.