Duket se për reperin Fero nuk kanë të ndalur problemet. Ai herë pas here flet në tekstet e këngëve të tij për jetën problematike dhe duket se disa gjëra bazohen në jetën e tij reale.

Së fundmi, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë me shpejtësi një video e dhunshme e reperit emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani.

Videoja e publikuar tregon momentin kur Fero shihet duke sulmuar një person brenda një makine. Ai shihet i acaruar duke goditur me gjithë forcë brenda makinës, e cila mesa duket më pas tenton të largohet.

Nga pamja, duket se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Megjithatë data se kur ka ndodhur kjo ngjarje nuk është bërë e ditur.

Kjo vjen disa muaj pasi një tjetër video e tij, teksa filmon veten duke goditur një person është bërë virale në mediat sociale. Në video, Fero dukej shumë i nervozuar teksa udhëton me makinë dhe i drejtohet disa njerëzve në rrugë: “Vëllai, a po e digjni me muzikë? A po dëgjohet vetëm Fero? Ju dua”.