Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e së dielës në aksin Korçë-Devoll, pranë fshatit Belorta, ku humbi jetën 36-vjeçari Elvis Mizaku.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, shtetasi K. H., 23 vjeç, nga Kamza, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, vjen me shpejtësi të lartë dhe përplaset “kokë me kokë” me makinën tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Elvis Mizaku nga Terovë e Maliqit.

Pas përplasjes së fortë, makina që drejtohej nga 36-vjeçari ka shpërthyer në flakë dhe i riu gjeti vdekjen rrugës për në spital.

Ndërkohë policia ka arrestuar 23-vjeçarin, i cili mbeti i plagosur bashkë me 4 persona të tjerë që ndodheshin në mjet me të, më konkretisht shtetasit A. P., 50 vjeç, B. P., 20 vjeçe, D. P., 42 vjeçe dhe Dh. P., 36 vjeçe.