Një makinë është përfshirë nga flakët në dalje të tunelit të Elbasanit në Krrabë. Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një defekt teknik.

Shoferi dhe pasagjeri që ishin brenda kanë dalë me shpejtësi dhe paraprakisht mësohet se nuk janë lënduar.