Më poshtë shihni videon e momentit kur ndodhi aksidenti i sotëm në rrugën e ‘Kavajës’, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmeni aksidentoi një çift me foshnjën e tyre.

Siç shihet edhe në video, makina ishte me shpejtësi të lartë teksa nuk ka frenuar aspak në vijat e bardha duke marrë përpara çiftin dhe foshnjën në karrocë e duke përfunduar në anësore të rrugës.

Pas aksidentit të rëndë, 39-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur në rrugë edhe mjetin e tij  luksoz tip “‘Mercedes-Benz G-Class’ me targa gjermane ‘RPII63’.

Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka mundur të shoqërojë në komisariat të afërmin e tij, që ndodhej me të në mjet gjatë momentit të aksidentit.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarje