Vetëm dy ditë më parë Unikkatil ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Po eci”.

Ishte Fero ai i cili e mori personale dhe si një “diss” drejt tij.

Pas kësaj ai nuk ka vonuar dhe  i ka kushtuar një “diss” Unikatilit ku ka bërë këngë për të dhe madje nuk ka ngurruar që të përfshijë edhe Mozzik e Getinjo.

Por mesa duket kjo nuk ka mjaftuar dhe ai ka shpërthyer edhe në të shara.

Në videon e mëposhtme ai dëgjohet duke sharë me fjalët më të rënda ndaj reperit.

Fero së fundi është rikthyer në shtëpinë e vjetër në “OnRecords”, nën menaxhimin e Met Elshanit.