
Gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, kryeministri Rama ka komentuar dhe vendimin e PD për të lënë në listë të hapur deputetin Dashnor Sula, i cili më pas vendosi të largohej nga gara.
Kreu i qeverisë u shpreh se Partia Socialiste është një shtëpie e hapur për të gjithë, madje dhe për deputetin Sula, i cili sipas tij fillimisht ai duhet të “pastrohet nga morrat e kënetës”.
“Nesër që mileti demokrat del nga këneta se thahet, mund të kërkojnë alternativën e tyre. PS është një shtëpi e hapur, këtu ne jemi të hapur edhe për blunë. Nuk jemi këtu për të mbyllur derën. Përveç salamandrave të kënetës. Dash Sula mund të hyjë në proces se mbase një ditë vjen dhe Dash Sula, por si fillim duhet të dezinfektohet, duhet të heqë gjithë morrat e kënetës”, tha Rama. /gazetajone