Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bërë pjesë e Tik Tokut. Ai ka publikuar sot videon e tij të parë, një video prezantuese.

“Mirëdita, një përshëndetje nga kanali im Tiktok. Jam entuziast se nga sot po filloj një komunikim me ju përmes këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. E vërteta është se ka qenë një pasion dhe do të mbetet gjithnjë, teknologjia”, shprehet ai mes të tjerash.

Videoja e tij e parë është bërë virale dhe ka marrë komente e shpërndarje të shumta në rrjet.