Dy muaj pas lindjes Dojna Mema do të rikthehet në ekran. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale, teksa një prej tyre e ka pyetur se kur do ta shohim sërish në televizion.
Moderatorja ka treguar se do të rikthehet javën tjetër, por ende nuk e ka zbuluar se në cilin emision.

“Kam një surprizë, do shihemi javës tjetër, se ku do ua them javës tjetër”, ka thënë Dojna.