IMG_0443

Ky është i riu të cilit iu pre jeta në mes paraditen e së martës pas një aksidenti tragjik në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

25-vjeçari, Xhevahir Maksuti u përplas nga një automjet në afërsi të Bërdicës. Në momentin e ngjarjes i riu ishte duke lëvizur me motor, kur automjeti i cili ishte duke dalë nga një gomisteri e përplasi.

Fatkeqësisht si pasojë Maksuti humbi jetën në Spitalin e Shkodrës. Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullojnë foto dhe video të së riut.

Kanë qenë miqtë e tij ata të cilët “zemërthyer” kanë publikuar foto të 25-vjeçarit i cili siç shihet dhe në pamje ka qenë i apasionuar pas motorave.