Detaje të reja nga aksidenti i rëndë me një viktimë ndodhi ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Patokut në Laç.

32-vjeçarja Manjola Malçi, humbi kontrollin në rrethrrotullim duke çarë barierat mbrojtëse të rrugës dhe përfundoi në një kanal me ujë.

Ajo mori lëndime të mëdha dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

VoxNews ka mësuar se 32-vjeçarja ishte mësuese e gjimnazit At Shtjefen Kurti‘, kolegë dhe miq shprehen të tronditur nga kjo humbje jete.

Mësuesja e cila humbi jetë nga aksidenti tragjik ishte nënë e një djali të mitur.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.