Ky është 17-vjeçari që humbi jetën nga një aksident fatal mbrëmjen e djeshme në zonën e Baldushkut në Tiranë.

Sipas policisë, i mituri Shyqeri Vrapi ishte duke drejtuar një makinë tip “Benz”, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.