Zbardhet identiteti i 4 viktimave, që humbën jetën si rezultat i një përplasjeje ‘kokë më kokë’ midis një ambulance të Kryqit të Kuq dhe një autobusi me 47 fëmijë në tunelin Ca’ Gulino, në “bypass-in” midis Urbinos dhe Fermignano.

Mediet italiane bëjnë me dije se viktimat janë mjeku me origjinë shqiptare, Sokol Hoxha, 42 vjeç, infermierja Cinzia Mariotti, 49 vjeç, dhe shoferi Stefano Sabbatini, 59 vjeç.

Nga aksidenti humbi jetën edhe pacienti i moshuar, Alberto Serfilippi, Sokol Hoxhastudioi në Politeknikumin Marche.

Aksidenti i TRAGJIK në ITALI, ky është MJEKU nga Elbasani që

Mjeku shqiptar, Sokol Hoxha/ Infermierja Cinzia Mariotti/ Shoferi, Stefano Sabbatini

Në një mesazh prekës nga këshilltari i qarkut për kujdesin shëndetësor Filippo Saltamartini, për mjekun Hoxha thuhet se:“Personeli shëndetësor që punon në ambulancë rrezikon jetën çdo ditë dhe e vë në shërbim të pacientëve. Janë heronj të heshtur dhe të ditës: sot tre prej tyre ranë duke kryer detyrën.”

“Duhet t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që e vënë veten në shërbim të komunitetit çdo ditë me kurajo dhe altruizëm”, përfundon ai mesazhin e ngushëllimit.

Vlen të theksohet se, 7 persona mbetën të lënduar nga aksidenti tragjik.