Mosha biologjike është mosha e cila llogaritet në bazë të gjendjes suaj gjëndërore. Pra qelizat dhe organet tuaja kanë mosha që ndryshojnë nga mosha juaj e zakonshme.

Shumë shkencëtarë të kërkimit mbi plakjen besojnë se njohja e moshës suaj biologjike mund t’ju ndihmojë të shtyni ose shmangni Alzheimer- in, kancerin, sëmundjet kardiovaskulare ose sëmundje të tjera të lidhura me moshën. Disa besojnë gjithashtu se mosha biologjike mund të parashikojë më mirë jetëgjatësinë e një individi.

Shkencëtarë të tjerë pajtohen se mosha biologjike është e rëndësishme, por nuk pajtohen se mund të parashikojë jetën tuaj.

Ata thonë se nuk ka asnjë mënyrë standarde për të matur moshën biologjike dhe shumë nga mjetet në zhvillim ende nuk janë provuar. Në qendër të debatit janë shpresat se njerëzit mund të zgjasin jetën e tyre duke ndryshuar sjelljet e tyre; një sërë kompanish janë duke vënë bast për të.