Gjatë spektaklit të së martës, në ditën e të dashuruarve, Luizi surprizoi Kiarën me një këngë dedikuar ndjenjave që ai ka për moderatoren. Disa orë para spektaklit kënga u publikua nga faqja zyrtare e Top Channel në YouTube, dhe në më pak se 24 orë kënga ka arritur 2 milionë klikime.

Emocionet ishin të mëdha për Kiarën dhe dukshëm teksa Luizi këndonte sytë e saj ishin të mbushur me lot dhe gjatë gjithë kohës i puthte duart. Sapo kënga u publikua u bë me dije se muzika është bërë nga Elgit Doda, por ishte e paqartë se kush kishte bërë tekstin.

“Pritjes i erdhi fundi mesa duket Luizi ka vendosur të përkthejë të gjitha ndjenjat e tij në një këngë”, shkruhej në faqen zyrtare në Instagram të “Big Brother VIP”.

Edhe në YouTube sikurse ndodh zakonisht mungonte emri i tekstshkruesit, por ka qenë vetë kompozitori Elgit Doda, i cili me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka sqaruar se edhe teksti është bërë prej tij, por edhe prej vetë Luizit.

“Ishte kënaqësi t’ju dhuroja tekst dhe muzikë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito”, ka shkruar ai teksa ka publikuar këngën “Me ty”.