rama-1024x577-1

Edi Rama gjatë rubrikës “Sy s’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon dot oqeanin apo jo. Rama iu kthye komentuesit se kishte fjetur në kënetë dhe shtoi se nuk kishte asnjë pengësë apo problem për të kaluar oqeanin, madje paralajmëroi edhe një surprizë.

“Unë me oqeanin nuk kam pas probleme, por ti qenke zgjuar në kënetë. Të jesh i sigurt që unë oqeanin e kaloj sa herë të dua dhe mos u çudit fare kur ta shikosh që jo do ta kaloj, por nuk po flas më shumë, po  jam lëmë kohës se dua të bëj një surprizë të këndshme ty edhe kënetës bashkë”, tha Rama.

Kujtojmë se prej ardhjes në pushtet të Trump, opozita ka pretenduar se Rama nuk i ka më “punët” mirë me amerikanët. Ndërkohë, një prej temeva më të diskutuara është se Shqipëria është një prej vendeve në listë që mund të strehojë 100 mijë palestinezë të Rripit të Gazës, nëse plani i Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu refuzohet nga Jordania, Egjipti dhe vendet e tjera të afërta.

Deri më tani Rama e ka mohuar këtë gjë, por kur u pyet Trump, ai nuk e mohoi se Shqipëria është një prej opsioneve. Ishte gazetari i Kanalit 12 të Izraelit, ai i cili raportoi i pari se Shqipëria është në bisedime me administratën Trump për të strehuar 100 mijë palestinezë. /gazetajone