Vjollca Hoxha prej disa ditësh ka nisur një fushatë sulmi ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në baza ditore sulmon Qeverinë nepërmjet lajmeve të “Top Channel”.

Por për çfarë arsye i ka nisur këto sulme?

Kur “Top Channel” është mbajtur si një televizon i majtë, si një televizion pro Ramës, 24 orë në 24.

Dhe tashmë në mënyrë të menjëhershme kalon dhe sulmon kryeministrin.

Përse?

Për moral mediatik?

“Top –inceneratori” vështirë se ka moral mediatik, sepse është paguar nga paratë e inceneratorëve, nga paratë e oligarkëve e të tjerë. E ditur kjo tashmë dhe e faktuar ndërkohë.

Por cila është arsyeja e këtij sherri që ka ndezur Vjollca Hoxhën kundrejt Qeverisë dhe Ramës?

Mos ështëkompania “Anima 08”, e cila është themeluar me 10.5.2022 dhe regjistruar në QKB me 3.6.2022, me pronare Vjollca Hoxhën?

Mos vallë Vjollca Hoxha po i kërkon Edi Ramës t’i japë tendera?

Se po të shikosh përshkrimin e objektit të kompanisë thuhet se do të bëjmë punime, duket sikur është një kompani që ka eksperiencë të madhe.

“Në fushën e projektimit në ndërtim, studime, plane racionale urbanistike, plane rregulluese të përgjithshme për qendra të banuara, qytete, studime urbanistike, studime pjesore urbanistike, projektime, objekte civile, industriale, turistike, deri në pesë kate, projektime objekte civile, industriale, turistike mbi pesë kate, projektime objekte sportive, projektime interiere, projektim peizazhesh, sistemime sipërfaqe të gjelbra, lulishte, furnizim me ujë, kolektorë shkarkimi”.

Është kjo vetëm një pjesë e objektit të kompanisë së themeluar nga Vjollca Hoxha, e cila nuk resht sulmet ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit thotë se po sulmojnë se duan favore të paligjshme.

A kanë lidhje këto favore të paligjshme me kompaninë “Anima 08”?

A është kjo kompani që ka futur filizat e sherrit me “Top-inceneratorit” dhe Qeverisë, që deri dje “përkëdheleshin” me njëri-tjetrin.

Nuk është çështje morali dhe nuk ka se si, kur “Top Channel” është paguar sistematikisht nga njerëzit e inceneratorëve që sot janë nën hetim dhe kërkim.

Morali nuk kërkon favore të paligjshme, nuk kërkon tendera, por të vërtetën.

E vërteta është se deri dje “Top Channel” i ka mbajtur ison Qeverisë dhe Ramës, ndërsa sot, pas ngritjes së një kompanie të re nga Vjollca Hoxha e sulmon.

Ndaj e përsërisim sërish a mos është kompania “Anima 08”, molla e sherrit mes Vjollca Hoxhës dhe Edi Ramës?