Sarah Berisha ka folur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Një natë me Aulonën” për raportin me Einxhel Shkirën.

Sikurse është pasqyruar në rrjetet sociale ato nuk kanë një marrëdhënie shumë të afërt. Korrekte por jo miqësore.

“Nuk është se dalim ose jemi bërë për të dalë të 4. Kur jemi parë ose rastisur në një vend kemi folur. Marrëdhënia nuk është si në Big Brother VIP. Më shumë pas formatit jam shoqëruar me Kledin.

Me Beniadën pak. As me Donaldin nuk jam bërë shumë. Nuk më ka dalë koha as për rrethin tim shoqëror. Secili ka punët e tij dhe unë i kuptoj.”- deklaroi Sarah.