“A mundet një burrë dhe një grua të jenë miq pasi kanë mbyllur një raport mes tyre”? Ndoshta kjo është një ndër pyetjet që asnjëherë nuk merr një përgjigje fikse. Gratë dhe burrat duhet përfundimisht të tërhiqen nga njëri-tjetri. Madje edhe atëherë kur i kanë dhënë fund një marrëdhëniejeje më të ngushtë.
Pa marrë parasysh sa përpiqeni të ndani një mik nga i dashuri, gjithmonë ekziston një pikëpyetje nga njerëzit që ju rrethojnë.
Shkencëtarët kanë pasur gjithmonë dilemma për t’i dhënë një përgigje të prerë kësaj pyetjeje. Ndaj kanë arritur në këto përfundime. Gratë mund t’i përmbahen nocionit të “miqësisë” mes gjinive të kundërta, ndërsa meshkujt mendojnë ndryshe.
Hulumtimet u zhvilluan në Universitetin e Wisconsin nga profesori i psikologjisë, April Bleske-Rechek, i cili realizoi studime për të kuptuar nëse një grua ishte tërheqëse për miqtë e saj meshkuj. Ky ishte një sondazh që dha shumë rezultate interesante.
Përgjigjet treguan se: meshkujt janë më të ngjitur pas mikeshave të tyre, ndërsa gratë janë më pak të lidhura me miqtë e tyre meshkuj. Janë pikërisht meshkujt ata që nuk mund të qëndrojnë në zonën e miqësisë dhe zhvillojnë ndjenja për mikeshat e tyre vajza.