Të të tradhtojnë është ndjenja më e keqe dhe fyese në botë, por edhe më keq është kur mëson aksidentalisht çfarë ka bërë partneri pas shpinës tënde për një kohë të gjatë.

1.”Ishte vjehrra që më tha se burri më tradhtonte. E dinin të gjithë, përveç meje. Ai ishte në një “udhëtim pune” me të dashurën e tij dhe unë çova fëmijët tek vjehrrit. Aty ishte nëna e tij që s’duroi më dhë më tha se ai më tradhton. Më duhen ende disa minuta që ta kujtoj atë skenë. Ishte gjithë familja e tij aty, vëllezërit, vjehrri…Mora fëmijët dhe qëndruam për gjithë fundjavën të tre në shtëpi. Sot, jam e divorcuar prej 10 vitesh dhe shumë e lumtur.”

2.”Ai më thoshte shpesh se duhet të kthehej në punë për të bërë diçka. Për një kohë të gjatë e besova. Një natë më tha se do të firmoste disa raporte dhe gabimisht në vend që të merrte telefonin e tij merr timin pasi kishim kasa të njëjta. As unë nuk e kuptova derisa i erdhi një mesazh: “Akoma nuk të ka ikur gruaja?” I thashë që është rrugës dhe i kërkova ta lajmëronte që ka marrë telefonin tim. Fillimisht mendoi se po bënte shaka ai, por kur u kthye në shtëpi situata ndryshoi. S’ka qenë kurrë i zgjuar për të vënë një fjalëkalim, për të fshirë fotot që ajo i dërgonte apo mesazhet erotike.”

3. “Vajza me të cilën dilte im shoq ishte kolegia e shoqes sime të ngushtë. Ajo i tregonte gjithë zyrës për të dashurin e ri, kështu që imagjinoni pak çfarë shoku ishte për shoqen time kur pa se cili ishte i dashuri i famshëm. Para meje e morën vesh dy mikeshat e mia të ngushta të cilat ma thanë lajmin në një kohë. Sot i jam shumë mirënjohëse atyre sepse e di që kanë qenë në pozita të vështira.”

4. “Ish-i im vendosi llogarinë e tij të Apple-it tek iPad i djalit. Një pasdite isha në kuzhinë duke pastruar dhe djali 2 vjeç asokohe po luante me iPad-in e tij. Një moment ai më thërret dhe më thotë të shoh babin. Babi kishte foto nudo të cilat ia kishte dërguar asaj dhe sigurisht mesazhe. Fotografova gjithë mesazhet, ia dërgova me email dhe pastaj fshiva llogarinë e tij nga iPad-i i djalit. Pasi u zumë dhe përfunduam në gjykatë, postova çdo screenshot dhe i bëra tag familjarëve të tij.”

5. “Një ditë para ditëlindjes sime të 30-të, ish-bashkëshorti im u arrestua sepse i kishte dërguar foto nudo dikujt që ai besonte se ishte vajzë 14-vjeçare. Falë Zotit kishte qenë një agjent i fshehtë. Gjatë kësaj kohe që merrej me çështjet për të shmangur burgun, gjeta një palë të brendshme poshtë krevatit që s’ishin të miat. Të paktën mora vesh që ishte një grua tjetër me të gjatë kohës që unë punoja.

Burimi: BuzzFeed