Pak muaj më parë ish-banorja e “Big Brother Albania”, Gerta Shino, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i ka vendosur emrin Kai.
Shino është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku tashmë nuk nguron që të ndajë me fansat edhe foto me të birin. Por jo vetëm kaq, pasi ajo është gjithashtu aktive me video edhe në kanalin e saj në “Youtube”.
Gerta ka ndarë prej kohësh momente të ndryshme të jetës së saj, madje edhe kur ka bërë gjoksin operacion. Tashmë, ndjekësit janë kuriozë të dinë nëse gjoksi i bërë pengon në gjidhënien e fëmijës.
Për këtë arsye, ish-banorja e “Big Brother Albania” ka rrëfyer eksperiencën e saj, duke thënë se mjekësia ka përparuar dhe nuk ka asnjë problem.
Gerta dhe Florenti e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në korrik të vitit 2020.
“Ne hodhëm një hap drejt martesës. E martuar me dashurinë e jetës sime, nuk mund të isha më e lumtur”, shkruante Gerta krah fotos me partnerin e saj.