Një djalë japonez paguhet për të mos bërë absolutisht asgjë dhe kjo është puna e tij. 38-vjeçari nga Tokio, i quajtur Shoji Morimoto duket se bën punën e ëndrrave.

Ai paguhet 71 dollarë për rezervim për të shoqëruar klientët dhe thjesht ekziston si shoqërues.

“Detyra ime është të jem aty ku klientët e mi duan të jem dhe të mos bëj asgjë specifike”, tha ai.

Japonezi ka gati 250,000 ndjekës në Twitter, ku gjen shumicën e klientëve. Rreth një e katërta e tyre janë madje klientë të rregullt, përfshirë një që e ka punësuar 270 herë.