Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrina Selimi është bërë nënë për herë të dytë.  Në foton e publikuar në Instagram, ajo ka zbuluar se një muaj më parë është bërë nënë e një vajze.

Në foto duken vetëm disa detaje të tipareve të vogëlushes, të quajtur Athena. Artistja e ka mbajtur të fshehtë shtatzënë dhe nuk ka bërë asnjë postim me barkun e rrumbullakosur.

Kaltrina është gjithashtu nënë e një djali të quajtur Tristan. Prej vitesh, këngëtarja jeton në Londër.