Kanë kaluar plot 100 ditë nga afat i kryeministrit Edi Rama, të caktuar për drejtorin e policisë Muhamet Rrumbullakun, për të sjellë ndryshime në radhët e “bluve”.

Por pas një 100 ditësh, u vetmi ndryshim që ka ardhur në polici është zëvendësimi i Lorenc Panganikës me Tonin Vocajn. Ky i fundi ka mbajtur postin e zv/drejtorit të policisë, kur jo udhëhiqej nga Gledi Nano dhe për disa muaj ka qenë drejtori i komanduar i saj.

Vocaj ka qenë një nga emrat e përfolur për të qenë në krye “të bluve”.