Që në vegjëli keni ëndërruar një profesion dhe vazhdoni ta ëndërroni pavarësisht rrjedhës që ju ka marrë jeta? Në fakt gjithçka varet nga shenja astrologjike.

Dashi. Ju keni ëndërruar përherë të keni një kompani tuajën dhe falë energjisë dhe dinamizmit që keni mund t’ia arrini qëllimit.
Demi. Ju jeni gjithmonë me këmbë në tokë dhe mirëqenia është një fushë që ju tërheq. Masazhatori është profesioni që e keni ëndërruar gjithmonë.

Binjakët. Ju jeni shumë kureshtarë dhe nuk ju mungojnë idetë, Një punë që ka të bëjë me ëeb-in është fiks ajo që keni ëndërruar përherë.

Gaforrja. Ju nuk duhet të reshtni së e përdoruri imagjinatën dhe duhet të keni besim se mund ta bëni më së miri profesionin e shefit të kuzhinës që e keni ëndërruar gjithmonë.

Luani. Ju keni ëndërruar përherë të bëheni ose mësues ose të merreni me marketing. Duke qenë se ambicia nuk ju mungon mund t’ia dilni më së miri.

Virgjëresha. Ju jeni shumë të zgjuar dhe mund ta bëni vërtet punën e informaticienit. Durimi gjithashtu nuk ju mungon.

Peshorja. Ëndrra juaj më e madhe ka qenë të bëheshit stiliste dhe jeni gjithmonë në kërkim të ekuilibrit. E kush tha që nuk mund ta ushtroni këtë profesion?

Akrepi. Ju jeni nga ata persona që dini të tejkaloni çdo situatë. Keni ëndërruar gjithmonë të bëheni mjekë, kirurgë ose seksologë? Mund t’ia dilni.

Shigjetari. Ju keni ëndërruar përherë një punë që është në kontakt me njerëzit. Mbase ju përshtatet më shumë filozofia ose sociologjia.

Bricjapët. Gjithmonë keni ëndërruar të bëheni arkitektë ose drejtues në një kompani? Ju keni shumë ambiciozë dhe jeni të duruar, çelësa këto që mund t’ua realizojnë ëndrrat.

Ujori. Ju keni gjithmonë nevojë për autonomi dhe për aventurë prandaj keni ëndërruar profesionin e shkencëtarit.

Peshqit. Ju keni ëndërruar një profesion kreativ siç është piktura ose regjizura. Me përpjekje mund të arrini çdo gjë.